Makina përplaset me trafik-ndarësen në Durrës, lëndohet shoferi

Makina përplaset me trafik-ndarësen në Durrës, lëndohet

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr.13 në Durrës.

Policia bën me dije se rreth orës 11:15, në lagjen nr. 13 Durrës, sipër urës së Dajlanit, automjeti me drejtues shtetasin Artur Lloshi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Makina përplaset me trafik-ndarësen në Durrës, lëndohet

Makina përplaset me trafik-ndarësen në Durrës, lëndohet

Makina përplaset me trafik-ndarësen në Durrës, lëndohet