"Shpejtësi mbi normat e lejuara dhe alkool" Policia u pezullon patentën 19 shoferëve, arrestohet 1 drejtues në Korçë

Policia Rrugore e Korçës ka bërë bilancin e javë së kaluar, nga ku bëhet e ditur se është arrestuar 1 drejtues mjeti për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Gjithashtu, janë pezulluar 19 leje drejtimi, nga të cilat:1 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 18 për shkelje të tjera.

Janë vendosur në total 521 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;​

4 ​masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

5 mjete të bllokuara administrativisht;

16 masa për përdorim celulari;

21 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

120 masa për parkime të gabuara;

125 masa për parakalime të gabuara;

220 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Ndërkohë gjatë javës që lamë pas, në qarkun e Korçës, nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja për jetën.