Erdogan merr titullin "Qytetar nderi i Kurbinit"

Bashkia e Kurbinit i ka akorduar titullin 'Qytetar Nderi' Presidentit turk Recep Erdogan.

Kryebashkiakja Majlinda Cara tha se "Këshilli Bashkiak i ka akorduar Presidentit Erdogan titullin më të lartë që një bashki jep "Qytetar nderi i Kurbinit" me motivacionin për solidaritetin në ditët më të vështira për Kurbinin dhe kontributin për rindërtimin."

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara i dorëzoi personalisht titullin dhe e falenderoi për të gjithë ndihmën.

Erdogan merr titullin "Qytetar nderi i Kurbinit"