Në motor pa kaskë në kokë, humb jetën 29-vjeçari në Divjakë, u përplas me makinën

Mospërdorimi i kaskës mbrojtëse në drejtimin e motorit është një prej shkaqeve që ka shkaktuar dy viktima në harkun e dy ditëve në rrugët e vendit. Viktimë këtë të hënë mbeti një 29-vjeçar nga Lushnja, pasi motori u përplas me një makinë. Shpejtësia dhe përdorimi i alkoolit janë të tjera arsye, ndaj policia rrugore ka shtuar kontrollet në rrugë.

Një 29-vjeçar humbi jetën në një aksident automobilistik në Divjakë.

Klinton Xharaj, po udhëtonte me motor kur në fshatin Këmishtaj, u përplas me një makinë.

Goditja siç tregojnë pamjet ka qenë e fortë dhe për pasojë i riu humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas raportimeve, motori i drejtuar nga 29-vjeçari, i cili u përplas ballë për ballë me makinën dhe përfundoi pas mjetit.

Dyshimet janë se shkak për aksidentin u bë humbja e kontrollit nga i riu, por ekspertët e policisë rrugore ende nuk kanë dalë në përfundime.

29-vjeçari është viktima e dytë e aksidenteve me motor në rrugët e Lushnjes në harkin e dy ditëve, ku një prej faktorëve ka qenë mos mbajtja e kaskës mbrojtëse në kokë.

Më herët një aksident me pasojë një të plagosur u shënua në Durrës!

Një autoambulancë e Fierit u përplas me trafikndarësën mbi urën e Dajlanit dhe pëfundoi e mënjanuar në mes të rrugës.

Fatmirësisht në momentin e aksidentit ambulanca nuk po tranportonte të sëmurë, ndërsa drejtuesi i saj mbeti i plagosur lehtë.

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën në rrugët e vendit në dy javët e para të vitit, ndërsa dhjetra të tjera kanë mbetur të plagosur.

Shpejtësia, shkelja e rregullave të qarkullimit dhe përdorimi i alkoolit në drejtimin e mjetit janë ndër shkaqet kryesore që përgjakin rrugët e vendit.

Ndaj policia rrugore në të gjithë vendin ka forcuar kontrollet në rrugë duke ndëshkuar mijëra shkelës vetëm javën që lamë pas.

Në motor pa kaskë në kokë, humb jetën 29-vjeçari

Në motor pa kaskë në kokë, humb jetën 29-vjeçari

Në motor pa kaskë në kokë, humb jetën 29-vjeçari