Baçi: Basha në Fier i shoqëruar nga forcat speciale, nën mbrojtjen e Edi Ramës

Kreu i PD-së në Fier Luan Baçi shkruan se kryedemokrati Basha në Fier sot është i shoqëruar nga forcat speciale, nen mbrojtjen e Edi Ramës.

Sipas tij, se demokratët janë futur në burg nga Rama pasi kanë protestuar dhe shton se Basha po bën të njëjtën gjë tani pasi e kanë shkarkuar nga kryetar.

Baçi: Basha ne Fier, i shoqeruar nga forcat speciale, nen mbrojtjen e Edi Rames! Po nga kush te mbron Rama z Basha? Nga demokratet, qe te kane mbeshtetur me vite te tera? Jane po te njejtet, qe kane qene para kryeministrise, jane ata, qe mbyte me gaz, para shtepise tone ne 6 Janar, jane ata, qe kane perballuar vete, te gjitha fushatat, me financat e tyre, me kontributin e tyre, me kohen e tyre, jane ata, qe me pare i mbyste Rama me gaz dhe tani i mbyt ti!

Jane ata, qe Rama i fuste ne burg per protestat dhe tani i fut ti, se te kane shkarkuar nga kryetar! Jane ata qe u mbylle zyrat e tyre, qe i kane bere vet, u nderrove bravat! Jane ata strukturat drejtuese te PD Dega Fier, jane ata qe ishin te gatshem sa here ti i doje, pa u kursyer! Jane keta, qe do te vazhdojne pa u ndalur, dhe pa u friksuar nga forcat speciale te Rames qe mbrojne ty, pa pik kuptimi! Zoteri thjeshte nenshtroju sovranit, votes se tyre! Te kane shkarkuar 4446 delegat dhe 44000 anetare!