Këngëtari Alibali: Fat i madh që jam nga Shkodra. Doçi: Me kan shkodran tana i ban

Këngëtari Bashkim Alibali i ftuar në emisionin "Drejt" nga Luan Rama në RTV Ora u shpreh se është fat i madh që është shkodran.

Alibali: Pse them fat i madh? Sepse Shkodra ka pasur një larmi të madhe aktivitetesh, jam ndodhur në një ambient të tillë ku zhvillohej arti i vërtetë, arti i vërtetë bëhej dhe në rrugë, serenatat këndoheshin dhe në rrugë. Kam qenë i veshur me këtë atmosferë.

Poeti Agim Doçi u shpreh se talenti i këngëtarit Alibali e detyroi At Zefin t'i thoshte mbështetu te ky Shenjt.

Doçi: Këtë fjalën nostalgji unë e përkthej dhimbje. Mos harro që në Shkodër çdo vit tradicionalisht janë bërë aktivitete kulturore të pashembullta në qytetet e tjera. Nuk ka dalë kot ajo "Me kan shkodran tana i ban."