"Kënga është shpartalluar", Doçi: Ka tekste të tilla "Dola në dritare u bëra nervoz, le të bëhet deti kos, kos"
Poeti Agim Doçi në studion e emisionit "Drejt" nga Luan Rama tha se kënga sot është bërë leckë, është shpartalluar. Sipas tij të drejtat e autorit nuk respektohen.
Doçi: E drejta e autorit nuk respektohet. Ky është kusht për tu integruar në BE, kapitulli 7. Këngët tona dëgjohen por nuk na paguan askush. E drejta e autorit është 0. Sot kënga është bërë leckë. Ndaç në Kosovë e Maqedoni e kanë shpartalluar këngën shqiptare. Ka tekste të tilla "Dola në dritare u bëra nervoz, le të bëhet deti kos, kos"
Aliaj tha se kjo është ajo që ndodh në shoqërinë shqiptare, shpartallimi i muzikës.
Aliaj: Kënga shqiptare që krijoi identitet dhe mbeti aty, krijoi dhe një shoqëri. Në këtë periudhë, me këtë llojin e muzikës tallava-bullgaro-turko-islamiko, nuk e di çfarë të duash, me këtë këngë ndërhyhet dhe është futur në shoqëri si mentalitet. Jemi populli më i dëmtuar në Evropë, të çoroditur nga tallavaja. Këngëtarët e tallavasë identifikohen nga lakuriqësia, banaliteti, vulgariteti, injoranca, dhe është futur një model shoqëror kur ti shikon në rrjete sociale se reagojnë dhe femrat në mënyrë të çmendur.
Për Aliaj, ky është ndikimi i artit në mentalitet, arti ka një influencë vrastare te njerëzit.
