Poeti Doçi rrëfen se si i bënë fustan me perdet e Komitetit Qendror Parashqevi Simakut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2022, 22:13
Poeti Agim Doçi rrëfeu në studion e emisionit "Drejt" në RTV Ora përshtypjet e këngëtares Parashqevi Simaku kur lexoi tekstin e këngës "Duam Lumturinë" të shkruar nga vetë ai.
Doçi: Parashqevi Simaku kur dëgjoi për herë të parë tekstin tha unë do fitoj çmimin e parë, por tha dua fëmijë. Gjetëm fëmijët me vokal shumë të mirë. Dhe ja çuam Parashqevisë. Parashqevia kërkoi fustan. "Janë ca perde me bojë rozë në Komitetin Qendror," tha, "nga ajo copë e dua."
Puna ishte si t'i vidhnim. Shkoj atje me një djalë që ishte kampion bilardoje dhe i morëm perdet e komitetit për t'i bërë fustanin Parashqevisë.