Krujë, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën

Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Krujë. Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Krujës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë anësore.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi G.R.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.