Basha pas dëshmisë në Prokurori: Sali Berisha, organizator dhe urdhërues i dhunës ndaj PD
Lulzim Basha akuzon Sali Berishën si organizor dhe urdhërues të dhunës ndaj selisë blu në 8 janar.
Duke folur për mediat pas dëshmisë në prokurori ai tha se demokratët e braktisën atë.
Basha: Dua të theksoj kërkesën që u kam drejtuar organeve të ligjzbatimit që të zbardhin përgjegjësit dhe ti nxjerrin para përgjegjësisë ligjore. Dhuna u orkestrua, u organizua dhe urdhërua nga Sali Berisha dhe një grup mercenarësh dhe kriminelësh që përbëjnë një organizatë kriminale. Demokratët u thirrën për tu përdorur si fasadë, një pjesë shumë e vogël ju përgjigj thirrjes por u distancua nga dhuna. Kjo është një ditë ku nuk do kishim ardhur kurrë për interesat e askujt, është një nga dëmet e mëdha që po i shkaktohet familjes tonë politike për shkak të egoizmit pa kufij të Sali Berishës dhe mbivendosjes së hallit të tij persopnal interesave të demokratëve dhe shqiptarëve.
