Anti-komunistët kujtojnë 14 Janarin: Bashkoni PD! Pas 3 dekadave demokraci, ende “enverizëm”

Antikomunistët  nuk e fshehin zhgënjimin me krizën në të cilën ndodhet Partia Demokratike ku ata projektuan idealet e lëvizjeve anti-komuniste të Dhjetorit 1990. Ata kërkojnë nga Sali Berisha e Lulzim Basha bashkimin e opozitës në front të vetëm përballë atij që e cilësojnë regjimi i Edi Ramës.

Veç protagonistëve askush tjetër nuk u kujtua se ky 14 janar shënoi 32 vjetorin e demostratës së parë anti-komuniste në Shkodër.

Tonin Dema, një prej protagonistëve të ngjarjes së 1990-ës nuk e fsheh ndjenjën që i krijon politika sot.

"Nuk ma ka marrë mendja që një vend pas 32 vjetëve të jetë po si në vitin 1990, enverizëm."

Të zhgënjyer janë edhe shokët me të cilët ndau idealet dhe thuri ëndrra për Shqipërinë Demokratike.

"Një sistem dypartiak."

"Të bëhen votimet, ai që i jep populli votën të fitojë."

Partia Demokratike, ishte subjekti politik që përfaqësoi shpresën e protagonistëve të lëvizjeve anti-komuniste.

Ndaj për krizën e brendshme që ka shkaktuar përplasja Berisha-Basha thonë se ndjejnë keqaardhje.

"Ti vënë gishtin kokës, unë e kam fajin këtu, ti këtu. Të ulen dhe të merren vesh. Demokratët me i bashku, jo me i copëtu."

"Nëse nuk bashkohen të shkrihen krejt, të dalë një opozitë e re."

Kërkojnë që palët të gjejnë dialogun dhe të bashkohen, pasi vendi ndodhet sipas tyre në duart e një regjimi, siç e konsiderojnë qeverisjen e Edi Ramës.

"Në krye të pushtetit shoh nipat e diktatorëve të dikurshëm".

"Pa opozitë nuk bën shtet kurrë."

Demonstrata e 14 Janarit ku të rinjtë shkodranë tentuan të largojnë bustin e Stalinit, vlerësohet si një prej ngjarjeve që vrau frikën nga regjimi komunist.

Anti-komunistët kujtojnë 14 Janarin: Bashkoni PD! Pas 3 dekadave

Anti-komunistët kujtojnë 14 Janarin: Bashkoni PD! Pas 3 dekadave