Kundërshtohet harta gjyqësore, avokatë e gjyqtarë në Vlorë e Fier: Barra e rëndë financiare bie mbi qytetarët

Harta e re gjyqësore e propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë është kundërshtuar edhe në Vlorë e Fier. Grupet e interesit dhanë argumentet e tyre në një mbledhje të organizuar nga KLGJ, ndërsa problematike cilësohen kostot e mëdha financiare që sistemi i ri i gjykatave do të shkaktojë te qytetarët.

Harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë u kundërshtua nga avokatët, gjyqtarët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë në Vlorë dhe Fier.

Në mbledhjen e organizuar nga KLGJ, kryetari i Dhomës së Avokatisë së Fierit, Erjon Ahmataj, e cilësoi hartën të paarsyeshme.

Ai u shpreh i habitur me mbylljen e gjykatës së Lushnjes.

"Nëse Lushnja si qytet nuk qenka e hajrit për të pasur një gjykatë të shkallës së parë me çfarë studimi qenka e denjë për të pasur një gjykatë administrative."

Gjyqtarët thanë se kanë dosje të vitit 2017 ende të pashqyrtuara, ndërsa harta e re e propozuar vetëm sa do ta thellojnë stokun e çështjeve.

"Sot në zyrë kam dosje të 2017, 2018 që janë në pamundësi objektive për ti nxjerrë në gjykim sepse në çdo short që hidhet në Gjykatën e Apelit në Vlorë, 30-40% e dosjeve janë me afat 30 ditor."

Sipas grupeve të interesit propozimi për vendndodhjen e re të Gjykatave nuk ka marrë parasysh koston financiare të qytetarëve, të cilët do të preken direkt nga harta e re gjyqësore.

"Për Gjykatat e Apelit a është llogaritur kostoja e një personi nga Saranda sa do dhe orë do për të vajtur në Tiranë?"

Kreu i dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, u bëri thirrje autoriteteve që të mos e miratojnë apriori hartën e re gjyqësore pa marrë parasysh vërejtjet.

"Të mos vendose apriori pa kaluar në një diskutim të gjerë të grupeve të interesit."

Harta e re gjyqësore parashikon mbylljen e gjykatave në 9 qytete dhe shkurtimin e Apeleve, duke lënë një insitucion të vetëm gjykimi në shkallën e dytë në Tiranë.

Kundërshtohet harta gjyqësore, avokatë e gjyqtarë në