Çollaku: Shumë nga ata afër Berishës nuk e kuptojnë çfarë po ndodh me sinjalet nga SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2022, 22:51
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se shumë nga ata që rrinë afër Berishës nuk po e kuptojnë çfarë po ndodh.
Sipas tij, Berisha i njeh mirë marrëdhëniet me SHBA, i njeh sinjalet dhe ultimatumet e tyre, duke shtuar se ka edhe kritika ndaj Bashës.
Çollaku: Shumë nga ata që rrinë afër Berishës nuk po e kuptojnë çfarë po ndodh. Berisha e di. I njeh mirë marrëdhëniet me SHBA, i njeh sinjalet dhe ultimatumet. Nuk dal si tifoz i Bashës, kam edhe kritika.
Kur Kadilli i kërkoi Bashës të jap dorëheqjen dhe të kufizojë mandatet, Spaho dhe Vokshi e mbytën Kadillit i thanë Bashës, vazhdo. Kur ndryshuan ata? E mbështes vendimin e 9 shtatorit se ishim para një zgjidhje me SHBA-të ose kundër saj.
