Bardhi: Kishim informacione se selia do përfshihej nga flakët në 8 janar
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi natën e sotme deklaroi se nuk kishin plan të përdornin zjarrfikëset në protestën e 8 janarit. Ai tha se zjarrfikëset ndodheshin në seli pasi kishin informacione që selia do të përfshihej nga flakët ditën e 8 janarit.
Bardhi: Nuk ka pasur asnjë plan të menduar për të përdorur fikse zjarri. Ka pasur një informacion nga ana jonë që godina mund të përfshihej nga flakët. Ka pasur një informacion të besueshëm që mund të kishte flakë apo zjarrvënie. Për shkak të informacioneve që kishim, që mund të kishte zjarr, kishim më shumë pajisje.
I ftuar në Opinion, Bardhi tha se nuk ka pasur asnjë përgatitje apo mendim që do përdoreshin fikset e zjarrit. Ai tha se nuk kishte besuar që Berisha do shkonte deri në atë lloj niveli sa të nxiste konflikte mes demokratëve.
