Ndoka: Jam i zhgënjyer nga Basha, vetëm Berisha mund ta çlirojë Partinë Demokratike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2022, 22:45
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PDK-së, Nard Ndoka u shpreh se është i zhgënjyer nga Lulzim Basha.
Ai tha se Basha ka shkelur marrëveshjet që i ka firmosur vetë, dhe se është fati i madh që është Berisha, vetëm ai mund ta çlirojë Partinë Demokratike.
Ndoka: Me PD që ka Basha jam shumë i zhgënjyer. Për mua nuk është Berisha por Basha non grata. E kam ndjekur nga mbrapa, në çadër megjithëse kisha një marrëveshje politike unë u vendosa në një pozicion diskriminues.
Shkeli marrëveshjen që firmosi vetë. Është fati i madh që kemi Berishën, vetëm ai mund ta çlirojë Partinë Demokratike. Sa të jem unë kryetar i PDK-së nuk do bëj kurrë marrëveshje me Bashën.

