Shella: PD jashtë kornizave të veta, rrezikohet opozitarizmi dhe rrotacioni politik në vend
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i INFOCIP Gerti Shella u shpreh se Berisha dhe Basha e kanë përzierë çështjet e tyre me PD-në.
Sipas Shellës, PD-ja ka dalë jashtë kornizës së saj dhe pluralizmi në vend është goditur, duke rrezikuar edhe rrotacioni politik.
Shella: Përmasa e atyre që nuk bien dakord me qeverinë, është i asgjësuar për shkak të situatës që po ndodh në PD. Të dyja palët, Berisha dhe Basha e kanë përzierë çështjet e tyre me PD-në. Kështu PD-ja ka dalë jashtë kornizës së saj dhe pluralizimit në vend është goditur, duke rrezikuar edhe rrotacioni politik.
Goditja e Berishë rrezonin edhe me shkatërrimin e opozitarizmit, duke shkatërruar edhe pluralizmin si një ofertë demokratike. Ne po shohim çdo ditë se PD-ja ka pasur një ngrehinë të vendosur mbi kolona të kalbura. Çështja “Doshi” me non grata u menaxhua me shumë elegancë krahasuar me atë që ndodhi me Sali Berishën.
