Video/ Valverde shënoi në El Clasico. Bashkëshortja “çmendet” dhe zhvishet si lojtari

Fede Valverde dje shënoi një gol me peshë për Real Madridin duke e çuar në finalen e Superkupës së Spanjës. Mesfushori tundi rrjetën në kohën shtesë dhe më pas festoi duke u zhveshur teksa mori edhe karton por ndërkohë ajo që ka tërhqur vëmendjen është bashkëshortja e tij.

Video/ Valverde shënoi në El Clasico. Bashkëshortja

Mina Bonino përveçse bashkëshortja, është edhe shumë tifoze dhe njihet për statuset e saj të shpeshta thumbuese ne rrjetet sociale por dje pas golit të Valverdes pothuajse u “çmend” totalisht.

 

Kamerat e sigurisë së shtëpisë së lojtarit kapën momentin kur ajo festoon në golin e bashkëshortit e për më tepër zhvishet duke festuar si lojtari në fushë. Pamje tepër të bukura, shikoni videon./Ora News/.