Soko: Tenderat, plaga më e madhe në buxhetin e shtetit. Tubacioni i evazionit fiskal është dogana

Qeveria shqiptare u ka lënë afat 20 janarin bizneseve për vetëdeklarimin real të pagave të punonjësve.

Në lidhje me këtë eksperti i ekonomisë Pano Soko, në një lidhje të drejtëpërdrejt për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, është shprehur se Ministria e Financave i ka parë më parë tatimet por që nuk ka ndërhyrë. 

 Soko lëvizjen e Ministrisë, pas publikimit e të dhënave e ka konsideruar si një lëvizje për të shkarkuar ngarkesën që krijoi skandali me të dhënat.

Pano Soko: Besoj se është një lëvizje për të shkarkuar të gjithë ngarkesën që krijoi skandali në një drejtim të caktuar. Sot kemi evazion fiskal më të hapur në fushën e tatimeve që deklarojnë paga jo të sakta. Ministria e Financave e ka parë më përpara, pse nuk ka ndërhyrë. Është një mënyrë për të devijuar të gjithë presionin që krijoi ngjarja. Problemi është a bëhet lufta ndaj evazionit fiskal?

Soko dyshon se në vendin tonë bëhet luftë për të luftuar evazionin fiskal, ndërsa ka treguar dhe rrugën se si mund të luftohet ky evazion.

Pano Soko: Ajo që unë dyshoj, është fakti se a është qëllimi për ta luftuar? Duhet të krijojmë një ide të qartë se nga vjen evazioni fiskal. E para janë kompani që  lejohen me vullnet të lirë që të operojnë dhe janë kompani të tjera që e kanë jetike evazionin fiskal. Rritja e pagës minimale që të gjithë e duartrokasin, paga minimale është për efekt të sigurimeve shoqërore, nuk është paga minimale që do të marrë në xhep punonjësi.  Nëse do të kishim nj aksion të mirëfilltë për ta luftuar sistemin e evazionit fiskal, duhet që të ndodhte kjo gjë: duhet të shikojmë sa është barra fiskale, sa ka mundësi ta mbajnë. Në momentin që ne kemi agjësuar të gjithë arkitekturën fiskale, dhe ngarkesën fiskale për pagat e punonjësve, atëherë në atë moment shpallin dhe luftën ndaj evazionit fiskal. Kështu do të kishim një aksion të mirëfilltë.

Sipas tij tubacioni i evazionit fiskal është dogana. Ai thotë nëse malli nuk futet pa doganë asnjëri nuk ka interes që të deklarojë faturën tatimore.

Pano Soko: Evazioni fiskal ka një tubacion kryesor që është dogana. Këtu kastile bëhen aksione të tilla. Nëse nuk futet malli pa doganë asnjëri nuk ka asnjë lloj interesi që të mos deklarojë faturën tatimore. Rama qeverinë e vetë e ka ndërtuar në bazën e aksioneve si në kohën e Enverit. Në filozovfinë e vet duket sikur bën bujë, por nuk janë produktive. Nëse donte vërtetë donte të zgjidhte hallin e një plage sociale dhe ekonomike, e kishte kapur problemi dhe jo kështu si e ka kap.

Përsa i përket çështjes së tenderave ai thotë se në vendin tonë janë ligjet dhe infrastruktura, por nuk funksionon.  Për Sokon e vetmja gjë që ne na pengon në të pasurit në një sistem të mirë, është thjesht vullneti politik

Pano Soko: Nëse ka një plagë të madhe është çështja e tenderave dhe procedurat që ndiqen. Ne ligjet i kemi, infrastrukturën e kemi, por nuk funksionon. E vetmja gjë që ne na pengon në të pasurit në një sistem të mirë, është thjesht vullneti politik. Nuk ka vullnet politik për t’i bërë tenderat në  rregull dhe kjo është vepër penale.

Përgatiti Anila Kolgjini.