Bushati: Inflacioni në vendin tonë nën kontroll, në ekonominë e lirë nuk ndërhyhet në çmime

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Ervin Bushati drejtor i Postës Shqiptare u shpreh se inflacioni në vendin tonë është në masë nën kontroll.

Sipas tij, në ekonominë e lirë qeveria nuk ndërhyn në çmim, por mund të subvencionon shtresat në nevojë.

Bushati: Inflacioni në vendin tonë është në masë nën kontroll. Në ekonominë e lirë nuk ndërhyhet në çmim, por mund të subvencionohen shtresat në nevojë. Në Maqedoni ka pasur ndërhyrje politike dhe kanë rezultuar se janë të dëmshme gjëra të tilla.

Ne kemi një fat në pikëpamjen e energjisë sepse prodhojmë pjesën më të madhe të saj vetë. Kjo ka bërë që ta kemi edhe inflacionin nën kontroll.