Bushati: Vaksinimi ka ecur shumë mirë në Shqipëri, ka ndikuar pozitivisht në ekonomi

Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, kreu i Postës Shqiptare Ervin Bushati u shpreh se Sot në Shqipëri nuk ka radhë për tu vaksinuar, pasi ky proces ka ecur shumë mirë.

Sipas tij, vendi ynë pa vaksina shoqëruar me valë të larta infektimesh, nuk do të kishte ecur ekonomia, pa përmendur këtu pjesën shëndetësore.

Bushati: Sot në Shqipëri nuk ka radhë për tu vaksinuar. Kush do të vaksinohet shkon aty dhe nuk ka radhë. Kjo e ka ndihmuar shumë situatën, pasi po të mos e kishim do të ndikonte në ekonomi. Vaksinimi kaq qenë falas dhe është bërë shumë shpejt. Sot madje e zgjedh vaksinën.

Po të ishim ne pa vaksina dhe të kishim pasur valë të larta infektimesh, nuk do të kishte ecur ekonomia, pa përmendur këtu pjesën shëndetësore.