Sala: Shqipëria vend që prodhon energji elektrike dhe nuk duhet të kishim një emergjencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2022, 22:10
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Florian Sala ekspert i ekonomisë tha se Shqipëria një vend prodhuar i energjisë elektrike dhe një emergjencë nuk duhet të ndodhte.
Sipas tij, duhen bërë analiza të thella në raport me shitjen e blerjen e energjisë elektrike, duke mos lejuar që të përfitojnë privatët.
Sala: Ne jemi një vend prodhuar i energjisë elektrike dhe një emergjencë nuk duhet të ndodhte. Në fakt mund të mos ketë qenë një emergjencë reale në tregun shqiptar. Duhen bërë analiza të thella në raport me shitjen e blerjen e energjisë elektrike.
Nuk mendoj se është e përshtatshme të bazohemi në shoqëri private që duan të përfitojnë nga shitja e energjisë elektrike.
