Mark Babani vijon shkeljet, Bashkia Vau Dejës mbi 60 milion lekë tender pa garë dhe parregullësi ligjore
Kryetari i Bashkisë, Vau i Dejës, Mark Babani, vazhdon të shënohet me të kuqe nga Open Data, e specializuar në monitorimin e prokurimeve, për një tjetër tender prej qindra miliona lekësh. Bëhet fjalë për tenderin e pastrimit me një afat 3 vjeçar ku Mark Babani, e ka kontraktuar në mungesë të hapur të konkurrencës por dhe mbi shkelje të tjera ligjore.
Bashkia e Vau Dejës kapet me pagesën e kontratave që nuk janë zbatuar, por po ashtu konstatohet problematike dhe për procedurat tenderave.
Open Data e specializuar në monitorimin e prokurimeve, e ka shënuar me flamur të kuq Mark Babanin, për një tjetër tender prej qindra miliona lekësh.
Bëhet fjalë për prokurimin e pastrimit, për vitin 2021, 2022 dhe 2023, me vlerë prej 62 milion e 882 mijë lekë, ku rezulton të jetë dhënë pa garë.
Procedura e prokurimit publik është shpallur në datën 20 prill 2021.
Për të kanë garuar "Leka-2007” & “Ndërtuesi 2014” dhe "Alko Impex General Construction".
Sipas Open Data Alko Impex General construction, është skualifikuar nga gara, duke e lënë këtë prokurim pa garë dhe konkurrencë.
Por ky tender ngre edhe pikpyetje të tjera. Pas publikimit të procedures se prokurimit, bashkia e Vau Dejës, ka ndryshuar tri herë kriteret e pjesmarrjes, duke hequr pa asnjë arsyetim kushtet e shpallura në nisjen e tenderit.
E kjo dyshohet të jetë bërë me qellimin për të favorizuar dhe paracaktuar kompaninë fituese, edhe pse ajo rezulton të mos kete staf, licencë dhe makineri të domsodoshme për të ofruar shërbimin e pastrimit të territorit të bashkisë.
Për këtë tender ka dhe një denoncim publik prej opozitës për shpërdorim të parave publike e kjo lidhet me faktin se bashkia Vau Dejës ka trashëguar makineri të vitprodhimit 2008 e lart të sigurura nëpërmjet projekteve ndërkombëtare për pastrimin e territorit.
E argument është se ky proces mund të kryhej nga vetë Bashkia pa pasur nevojë për t'ia kaluar privatit.
Kur ky shërbim ofrohej nga ndërmarrja e Bashkisë, kostoja vjetore ishte rreth 10 milion lekë, rreth 2 herë me lirë se kontrata e firmosur nga Bashkia aktual me privatin.



