Bushati: Nuk di qeveri që do të kishte bërë më shumë se e jona, kostove të transportit në botë janë rritur
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Ervin Bushati, kreu i Postës Shqiptare u shpreh se qeveria ka për detyrë të mbrojë pjesën më të madhe të shoqërisë.
Sipas tij nuk di një qeveri që do të kishte bërë më shumë në Shqipëri dhe shtoi se në të gjitha vendet e botës janë bërë me ndërhyrje të majta.
Bushati: Pjesa më e madhe e ekonomisë janë konsumatorët. Qeveria ka për detyrë të mbrojë pjesën më të madhe të shoqërisë. Nuk mund të kontrollojmë euron. Çmimet e kostove të transportit në botë nuk i kemi ne në dorë. Ne kemi dhënë ndihmë konkrete.
Kemi amortizuar covidin dhe kemi vazhduar me projektin e rindërtimit. Nuk di një qeveri që do të kishte bërë më shumë në Shqipëri. Në të gjitha vendet e botës janë bërë me ndërhyrje të majta. Ne kemi pasur një rritje të eksporteve bujqësore, sigurisht që do të duhej një ndërlidhje me tregjet.
