Ju flet Moska - Operacioni "Ajaks" për shpërbërjen e opozitës, i përshtatur në shekullin XXI
Operacioni "Ajaks" për shpërbërjen e opozitës, i përshtatur në shekullin XXI ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Kur SHBA angazhohen për një ndryshim politik në një vend si Shqipëria, kur futën Berishën në listën e zezë të DASH dhe pastaj kur ambasadorja amerikane shkoi në selinë e PD dhe i kërkoi Bashës që nuk duhet të hanin bar për një hir të një njeriu, pra kërkoi përjashtimin e Berishës ngjarjet e mëvonshme, pra kur SHBA bëjnë një angazhim të tillë politik punojnë paralelisht.
DASH në linjën e vet dhe punojnë dhe linjat e tjera, punon shërbimi CIA, secili në linjën e vet.
Kjo nuk është teori konspiracioni. Janë publikuar dokumente amerikane për ngjarje në vende të ndryshme dhe nga këto i kemi mësuar këto gjëra, këto mënyra veprimi.
Pas 40 vjetësh mund të pranohet cili ishte qëllimi i vërtetë i kësaj që u bë me Sali Berishën se lufta kundër korrupsionit nuk të bind si qëllim se ky që po mbështesin është bashkëpunëtor në korrupsion, Basha.
Mos themi për këta që po qeverisin. Sali Berisha po përdoret si mjet për të arritur një qëllim, për të arritur një ndryshim. Që të kuptosh se çfarë po ndodh duhet të studiosh manualet e operacioneve të tilla të mbuluara që kanë ndodhur vite më parë dhe sot përditësohen, përshtaten me kohën. Më duket se në Shqipëri po ndodh një variant i përditësuar i operacionit "Ajaks."
Operacioni "Ajaks" është i pari operacion i fshehtë për një përmbysje politike në një vend që ka bërë CIA amerikane pas Luftës II Botërore në mbështetjet të politikës, të qeverisë amerikane në atë vend. Operacioni "Ajaks" nuk është një teori konspiracioni. Në vitin 2013 Presidenti Obama nxori dokumentet për operacionin "Ajaks" që ishte bërë në Iran në vitin 1953.
Operacioni "Ajaks" ka qenë në fillimin e tij një manual se si duhet të mbështesë CIA ndryshimet politike në një vend të caktuar. Ishte një lloj manuali që u përshtat në atë kohë për të bërë grushte shteti. Më duket mua po zbatohet në Shqipëri sot, por në Shqipëri po zbatohet në përshtatje me shekullin XXI.
Për më shumë ndiqni videon
