I dënuar përjetë për vrasjen e studentes greke, shqiptari flet nga burgu pasi shoku i hodhi fajin për krimin

Shqiptari Aleksandër Luca,i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi, ka dhënë një intervistë nga burgu për mediat vendase.

Sipas mediave greke ai ka komentuar deklaratat e bashkëpunëtorit të tij në ngjarjen që tronditi Greqinë vite më parë, i cili është shprehur se ai është i pafajshëm, ndërsa sipas tij krimin e ka bërë shqiptari.

Ky i fundit  është shprehur se nuk i intereson se çfarë thotë greku, pasi me çështjen e tij po merret avokati i cili thotë se ai vetë është i pafajshëm ndërsa i hedh fajin shqiptarit.

‘Nuk më intereson çfarë del dhe çfarë thotë greku. Unë kam një avokat’, -tha ai pasi shoku i ngushtë drejton gishtin nga ai për vrasjen e 21-vjeçares.

Por pas deklaratëve të tij ka reaguar edhe babai i së ndjerës, i cili është shprehur:  E vërteta është e qartë për ne. Ata të dy bënë atë që bënë. Nëse duan, të vërtetojnë se cili nga të dy e goditi, cili nga të dy i vuri thikën, cili nga të dy e hodhi në det.

I ati i viktimës Giannis Topaloudis, tha se se një person nuk mund ta bënte i vetëm vrasjen

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinjtë, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. 

Dy të akuzuarit për vrasjen e Eleni Topaloudit nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës.