"Kosova ka ende punë për të bërë", në ditën e parë të punës Ambasadori amerikan lule te Rugova

Jeffrey Hovenier ka marrë zyrtarisht detyrën si ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, pasi Filip Kosnet i mbaroi mandati në fund të vitit që lamë pas.

Ambasadori i ri në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka marrë zyrtarisht detyrën, duke i paraqitur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani letrat kredenciale.

Në konferencën për medie, ambasadori amerikan Hovenier ka thënë se Kosova ka ende punë për të bërë dhe se ardhmja e vendit është në duart e krerëve të tij.

"Ka ende punë për të bërë, jam i përulur që të marrë pjesë në këtë proces që të punojmë bashkë, si përfaqësues i presidentit Biden. E ardhmja e Kosovës varet nga prijësit e saj, vendi është në duar të sigurta, SHBA-të janë partnere të qëndrueshme dhe do të vazhdojnë të jenë. Do të punojmë me ju me qeverinë, popullin e shoqërinë civile për të avancuar prioritetet tona që kanë të bëjnë me zhvillimin e institucioneve të pavarura, gjyqësorit, sundimit të ligjit për të luftuar korrupsionin dhe për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët".

Edhe presidentja Osmani ka thënë se Kosova është e bekuar që ka SHBA-të pranë në çdo hap të rrugëtimit të vendit.

Ambasadori Hovenier ka përkujtuar edhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Bashkë me kryetaren e Shtetit, Vjosa Osmani, ambasadori vendosi lule pranë shtatores së presidentit historik për të cilin shprehu se duhet nderuar e përkujtuar.

"Mendoj se ishte e rëndësishme për mua në ditën e parë si ambasador të shpreh mirënjohje për atë çfarë ka përfaqësuar presidenti Rugova, kam pasur nderin që ta njoh gjatë procesit të Rambujesë dhe e di se si ka luftuar ai dhe mendoj që është e rëndësishme që edhe ta nderojmë".

Edhe presidentja Osmani, e cila ka qenë deputete e LDK-së, deklaroi se Rugova ka ndërtuar miqësi të cilat i kanë rezistuar kohës.

"Kosova ka ende punë për të bërë", në