Bullgaria vendos sot për Shkupin

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me Integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe rolin e Bullgarisë në procesin e stabilizim asociimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Radev ka deklaruar se Bullgaria do të përshpejtojë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut, por duke respektuar interesin kombëtar.

Mbledhja e sotme pritet që të japë rezultate lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve mes Sofjes dhe Shkupit dhe heqjen e vetos bullgare.