Tërmeti goditi Ballkanin, banorët mbushën sheshet nga frika

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka rënë në orët e vona të së dielës në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, të cilat u ndjenë edhe në vendin tonë. Sipas IGJEUM epiqendra ishte në Bilisht, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në disa bashki të tjera, kryesisht në jug të vendit.

Një tërmet rreth 5.8 ballë i shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e së dielës Follorinën, lëkundjet e të cilit janë ndierë edhe në vendin tonë, Maqedoninë e Veriut dhe shtete të tjera ballkanike.

Sipas medieve greke, nuk ka raportime për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale nëpër banesa.

Banorët dolën nëpër sheshe të frikësuar, ndërsa më vonë janë ndierë paslëkundje të tjera të cilat kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të së hënës.

Kryebashkiaku i Follorinës, Amideu Anthimos Bitaqis dhe ai i Prespës, Panajotis Pas-halidhis pezulluan mësimin në shkollat e mesme dhe ato fillore.

Lëkundjet u ndjenë edhe në vendin tonë, ku epiqendra sipas IGJEUM ishte 40 km larg Bilishtit me magnitudë 5.6 ballë.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Korçë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë.

Në redaksinë e Rtv Ora News mbërritën edhe pamjet e para nga dëmet që shkaktoi tërmeti në Bilisht.

Duke qenë se epiqendra ishte në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, lëkundje të shumta janë ndierë në Bitola, Ohër, Shkup, Prilep dhe qytete të tjera.

Edhe në Maqedoninë Veriore, qytetarët mbushën sheshet ndërsa paslëkundjet vijonin.

Përveç disa banesave të dëmtuara, nuk raportohet për dëme serioze apo të lënduar në Maqedoninë e Veriut për shkak të tërmetit.

Tërmeti goditi Ballkanin, banorët mbushën sheshet nga frika