Pas vizitës në Tiranë, kryetari i komunës së Prishtinës infektohet me Covid-19

Është infektuar me Cvoid-19 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Ram, pas ditë pasi zhvilloi një vizitë në Tiranë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është izoluar menjëherë sapo ka kuptuar që ka pasur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë.

Rama: Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam pasur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.