Covid "zbeh" shpresat e Shkupit/ Kryeministri i Bullgarisë futet në izolim

Ndërsa ende nuk dihet se për sa duhet të qëndrojë në karantinë kreu i ekzekutivit bullgar, është vënë në dyshim vizita e tij në Maqedoninë e Veriut në 18 janar.

Ardhja e Petkov pritej të sillte hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje.

Bullgaria e konteston Maqedoninë e Veriut lidhur me identitetin e kësaj të fundit dhe gjuhën.

Bullgarët kërkojnë nga Maqedonia e Veriut që të pranojë se gjuha maqedonase është thjesht bullgarishte dhe se vetë maqedonasit janë bullgarë.

Pretendimet bullgare cenuan procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të vetos që Sofja vuri ndaj Shkupit.