Kadri Veseli "del" nga burgu

Ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka mbërritur në Kosovë, pasi është liruar përkohësisht nga paraburgimi i Hagës.

Veseli ka kryer një vizitë në varrezat e Broboniçit pasi dy ditë më parë nëna e tij, Ajshe Veseli ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare.


Ish-kreu i Kuvendit, sipas medieve kosovare do të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës, ndërsa shoqërohet gjatë gjithë kohës nga automjetet e EULEX.

Kjo është hera e dytë që Veseli del nga paraburgimi, ndërsa vitin e kaluar Gjykata i dha 3 ditë leje për të vizituar të atin, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.