Sekuestrohet sasi e madhe heroine dhe kokainë në Dubrovnik, momenti kur zhytësit kërkojnë drogën nën varkë
Policia kroate ka sekuestruar në portin e Plloçës 220 kg heroinë dhe 62 kg kokainë, me një vlerë totale prej 17 milionë euro.
Sipas N1 Zagreb, kjo është sasia më e madhe e heroinës e kapur në Kroaci deri tani.
Droga ishte fshehur në një anije që lundronte nga Amerika e Jugut. Nga kontrolli në pjesën e poshtme të mjetit lundrues u gjetën 54 pako të destinuara për tregun europian.
Deri tani askush nuk është arrestuar ndërkohë që policia ka mbajtur nj konferencë për shtyp.
Dubrovačka policija nastavlja s uspješnim zapljenama kokaina i heroina ???? Prezentacija značajnih krim. istraživanja posljednjih mjeseci - ???????????????????? ???? 11 ???????????????? na ???????????????????????????????????????????????? ???????? ???????????????????????? ???? ???????????????????????????????????????????????? ???????????????????????????????????????? ???????????????????????? pic.twitter.com/aTsoD1pjIY
— MUP-RH (@mup_rh) January 11, 2022
"Ky është rezultati i punës intensive dhe bashkëpunimit të Drejtorisë së Policisë në Dubrovnik me administratën doganore dhe me institucionet tjera," tha drejtori i Shërbimit të Policisë Kriminale, Zoran Tikvica.
