Video/ Torino leksion Fiorentinës, fiton me rezultat të thellë

Torino dhe Fiorentina mbyllën javën e 21 të Serisë A dhe ndeshja nuk zhgënjeu aspak tifozët. Vendasit nën drejtimin e Juriç po kalojnë një moment të mirë dhe e treguan edhe ndaj një Fiorentine të rrezikshme këto javë në kampionat teksa dominuan me rezultatin 4-0.

Kësaj radhe as Vlahoviç nuk mund të shpëtonte vjollcët nga humbja teksa që në pjesën e parë, vendasit dominuan dhe vulosën rezultatin me tre gola.

Singo në 19’, Brekalo në 23’ dhe 31’ i dhanë një goditje të fortë Fiorentinës që nuk mundi të reagonte veçse të pësonte edhe nje tjetër në pjesën e dyte nga Sanabria.

Me këtë sukses, Torino i afrohet zones së Europës duke qenë vetëm 4 pikë larg Romës dhe Fiorentinës./Ora News/.