Familja e Djokoviç “turpërohet” në konferencë nga gazetarët në Beograd (Video)
Me fitimin e betejës gjyqësore në Melburn ku Djokoviç fitoi të drejtën për të hyrë në Australi një tjetër shfaqje mori vëmendje sot lidhur me këtë çështje.
Familja e tenistit zhvilloi këtë të hënë në Beograd një konferencë të çuditshme siç e konsiderojnë shtypi europian, nën sfondin e muzikës serbe, si një festë për vendimin e dhënë nga gjykata e Melburnit kundër heqjes së vizës së numrit 1 në botë.
Fillimisht ishte i Ati, i lojtarit, Srdan që foli duke pohuar me forcë në serbisht se djali i tij, drejtësia dhe shteti i së drejtës kishin fituar dhe se Novak-ut i ishin hequr të drejtat e njeriut. Edhe Nëna e sportistit, Dijana vazhdoi duke evokuar torturat e vuajtura nga djali i saj teksa e cilësoi fitoren më të madhe të karrierës së tij, vendimin e gjykatës.
Në konferencë folën edhe xhaxhai i Djokoviç, Goran dhe vëllai i tenistit, Djordje ku pasi folën disa minuta i lane vend pyetjeve, fillimisht nga ata vendas serbisht dhe me pas pyetjeve në anglisht.
Pikërisht kur një gazetar bëri pyetjen shumë të sikletshme për aktivitetet që ka bërë Novak Djokoviç ndërkohë që ai kishte rezultuar pozitiv më 16 dhjetor, babai i tha disa fjalë djalit të tij të vogël dhe konferenca për shtyp u ndërpre menjëherë. Muzika u dëgjua nën duartrokitjet e gazetarëve serbë dhe transmetimi u ndërpre.
Një situate që nuk e nderon aspak as tenistin dhe as familjen të cilët u përpoqën të fshihnin ose mos përgjigjeshin për faktin se Djokoviç doli me covid dhe në asnjë moment nuk u izolua por është parë edhe në aktivitete me fëmijët…/Ora News/.
