Chiesa mbyll sezonin, te Juventusi emergjencë totale për Superkupën ndaj Interit
Ndeshja me Romën e fituar 4-3 për Juventusin në Serinë A i dhuroi 3 pikë Allegrit por në fakt ka rezultuar edhe me kosto shumë të mëdha.
Federico Chiesa u shfaq me paterica sot dhe mjekët konfirmuan se ai duhet të operohet duke mbyllur kështu sezonin para kohe dhe duke lënë në një situate shumë të vështirë Juventusin.
Nga ana tjetër, në mesjavë, “Zonja e Vjetër” do të luajë trofeun e parë të sezonit ndaj Interit në Superkupë dhe veç Chiesas janë edhe disa mungesa të tjera të rëndësishme.
De Ligt u ndëshkua me të kuq në “Olimpico” dhe pezullimet për shkak kartonash në kampionat vlejnë edhe për Superkupën ndaj dhe holandezi nuk do të jetë ndaj zikaltërve.
Edhe Cuadrado mori një karton të verdhë dhe duke plotësuar numrin, ai do të mungojë një ndeshje, pikërisht të radhës me rivalët e Interit për Superkupën.
Allegri do të ketë në dispozicion Bonuccin që është rikuperuar por duke qenë se vjen nga një dëmtim ai nuk do të rrezikohet si titullar duke i lënë vendin Ruganit në dyshe me Bonuccin.
Sa për zëvendësimin e Chiesës, nuk përjashtohet që bardhezinjtë të hidhen në merkato për të marrë një lojtar ndoshta në formë huazimi deri në fund të sezonit./Ora News/.
