Nga drejtuesit te lojtarët, ja kush janë të prekurit me Covid-19 te Kukësi

Kukësi-Dinamo mund të jetë ndeshja e parë në Superiore që mund të shtyhet apo spostohet nga kalendari për shkak të koronavirusit.

Vatra me infektime që shpërtheu te klubi verilindor ka shtyrë drejtuesit të kërkojnë nga FSHF ndryshimin e dates së ndeshjes pasi janë 7 futbollistë që janë prekur nga koronavirusi dhe në këto kushte sipas klubit është e pamundur të luhet.

Gjithsesi mësohet se Dr. Sportiv, Pero Pejiç ka rezultuar fillimisht me covid-19 por në përsëritjen e testeve rezultoi në rregull dhe nuk është izoluar.

Në testet e kryera së fundmi, pra sot, kanë rezultuar me covid-19 lojtarët, Edi Basa, Ardit Hila, Rigels Cani, Fatjon Collari dhe Eogan Sula. Janë këto 5 emra të konfirmuar mes futbollistëve të trajnerit Longo.

Ndërkaq edhe në stafin e trajnerit italian ka raste me covid-19 ku zv/trajneri Di Late ka rezultuar pozitiv në tampon e me të edhe trajneri i portierëve, Andrea Cardinale me mjekun e klubit.

Situata mes të infekturve është në monitorim nga klubi dhe të gjithë janë në izolim.

/Ora News/