Stuart Peach: Britania mbështet zhvillimin rajonal, liderët politikë shqiptarë të zgjidhin mosmarrëveshjet me dialog paqësor

I dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach vizitoi këtë fillim jave Tiranën.

Ai ka dhënë një mesazh pas vizitës së tij në Shqipëri për zhvillimin e rajonit. Nëpërmjet një video mesazhi të postuar në Twitter, Stuart shprehet se Shqipëria dhe Britania do të zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh

Stuart: Përshëndetje nga Shqipëria. Unë jam Sir Stuart Peach, i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor. Është kënaqësi e veçantë për mua të kthehem sërish në Shqipëri ku kam shumë përvojë dhe miq. Kryeministri Boris Johnson më kërkoi të merrja këtë rol për të udhëhequr angazhimin britanik në Rajon. Kjo përfshin punën me partnerët tanë për të promovuar sigurinë rajonale, për të mbështetur institucione të forta demokratike dhe shoqëri të hapura, si dhe për të ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar. U takova me kryeministrin dhe drejtues të tjerë të qeverisë gjatë vizitës. Ramë dakord se si Shqipëria dhe Britania do të zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh si dhe për rolin e saj në Këhsillin e Sigurimit të OKB, të cilit Shqipëria ju bashkua për herë të parë këtë muaj. Urime! Ne vazhdojmë të jemi partnerë të NATO dhe kemi bashkëpunim të ngushtë në fushën e mbrojtjes.

Një tëmë tjetër diskutimi gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ishte roli i vendit tonë në çështjet e sigurisë rajonale. Britania e Madhe është e përkushtuar që të mbështesë Shqipëria dhe Britania do të zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh

Stuart: Diskutuam gjithashtu se si Shqipëria dhe Britani kontribuojnë në çështjet e sigurisë rajonale. Kjo vjen në një kohë kritike kur aktorë të tjerë po mundohen të destabilizojnë rajonin. Jemi të përkushtuar të mbështesim nisma rajonale që ndihmojnë vendet e Ballkanit në rrugën e tyre euroatlantike. Në Tiranë u takova edhe me deputetë dhe drejtues të opozitës.

Stuart gjithashtu u ndal edhe te situata në të cilën ndodhet opozita. I Dërguari i Posaçëm tha se ja kanë bërë të qartë liderëve politikë që të zgjidhin çdo mosmarrëveshje me dialog paqësor.

Stuart: Mbretëria e bashkuar është e përkushtuar të mbështesë demokracinë parlamentare në Shqipëri si dhe reformat e nevojshme për zhvillimin e vendit. Shumë prej jush mund t'i kenë parë skenat shqetësuese në selinë e PD gjatë fundjavës. Ua kemi bërë të qartë të gjithë liderëve që çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut paqësor, proceseve politike dhe ligjore në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale.