Plagosi me sende të forta 21-vjeçarin, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Një 38-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta 21-vjeçarin.

Mësohet se shtetasi H.T akuzohet për penalisht për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", ndërsa i riu bëhet e ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", shtetasi H. T., 38 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi  për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta  shtetasin E. A., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën."- njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.