Basha poston fotot nga selia blu pas protestës: Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2022, 17:08
Lulzim Basha ka postuar në Facebook disa foto nga selia blu pas protestës së 8 janarit.
"Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë," shkruan Basha krahas fotove, duke ju referuar zotit Berisha.
Selia e PD u shkatërrua pas skenave të dhunës gjatë protestës së 8 janarit ku mbështetësit e Bashës u përplasën me ata të Berishës. Demokratët "luftuan" mes tyre, njëra palë duke u përpjekur të hyjë në seli, dhe pala tjetër duke mos i lejuar.



