Aksidentoi tre të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet drejtuesi i mjetit në Kukës
Shtetasi 23-vjeç, i identifikuar si A.L banues në Kukës është arrestuar ditën e sotme pasi aksidentoi tre shtetas të mitur.
Mësohet se i riu ka aksidentuar të miturit të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç më datë 2 janar 2022 dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.
Ai akuzohet për penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
