Ambasadori britanik në Shqipëri takon të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, për çfarë u diskutua

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka pritur në një takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori Smith  nëpërmjet një postimi në Twitter.

"Kënaqësi të mirëprisja të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Prëndimor, zotin Stuart Peach në Shqipëri. Diskutuam një sërë çështjesh, duke përfshirë rolin e Shqipërisë në promovimin e sigurisë rajonale, forcimin e demokracisë dhe llogaridhënies si dhe forcimin e lidhjeve të tregtisë dhe sigurisë," shkruan ambasadori në Twitter.