Angli/ Shqiptari gjendet i vdekur brenda fabrikës së kanabisit

Një shqiptar është gjetur i vdekur brenda një shtëpie bari në Londër.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin, Ermal Qose, i cili u gjet i vdekur në një fabrikë kanabisi në Hackey, në lindje të Londrës natën e ndërrimit të viteve, shkruan BBC.

Mbrëmjen e 31-dhjetorit  ekipet zjarrëfikëse morën një telefonatë për një zjarr që kishte shpërthyer në një garazh.

"Ermal Qose, një shtetas shqiptar pa gjurmë në Britaninë e Madhe, u lokalizua nga zjarrfikësit në Clapton, në lindje të Londrës, në natën e Vitit të Ri. Ai u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht vdiq dy ditë më vonë", citojnë mediet e huaja.

Policia bën me dije se një  33-vjeçar që mendohet se lidhet me ngjarjen është arrestuar natën e ndërrimit të viteve, por më pas u lirua dhe tashmë ndodhet nën hetim të lirë.

Ndërkohë një 26- vjeçar, u arrestua të premten e 7 janarit, i dyshuar për vrasje dhe kultivim kanabisi.

Megjithatë mbetet ende e paqartë se çfarë shkaktoi vdekjen e 25-vjeçarit shqiptar dhe se çfarë e lidh atë me shtëpinë e barit.