Momenti i shpërthimit, pallati i dëmtuar nga tërmeti në Durrës shembet me 20 kg eksploziv
Pallati nr. 122 në lagjen nr. 18 në Durrës, rruga “Aleksandër Goga”, i cili ka mbetur i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, u shemb sot me eksploziv. Shpërthimi u krye rreth orës 14.00.
Për prishjen e objektit u përdoren 20 kg lëndë eksplozive, 5500 fitil detonator, ndërsa u hapën në trupin e tij 700 furnella (vrima).
Në vendin kuu kryer shpërthimi i kontrolluar ishin të pranishëm edhe inspektorë të IKMT-së, teksa e gjithë zona është rrethuar me perimetrin e sigurisë.
Të gjithë banorët e banesave dhe bizneseve që ndodhen pranë këtij pallati ishin njoftuar prej disa ditësh që duke nisur nga ora 12.00 deri në orën 17.00 të ditës së sotme, duhet të largoheshin nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrnin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme.









