"Nuk na e mbante të hynim brenda", banorët e fshatrave të Devollit e gdhinë jashtë nga frika e tërmetit
Tërmeti me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter mbrëmjen e së dielës ka dëmtuar të paktën 6 banesa në Bashkinë e Devollit. Të çara në mure dhe kolona janë pasojat e tërmetit, ndërsa banorët tregojnë momentet e para të lëkundjeve.
Të paktën 6 shtëpi janë raportuar të dëmtuara në qarkun e Korçës, nga tërmeti i mbrëmjes së të dielës.
Sipas IGJEUM tërmeti me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter ndodhi në orën 22:43 minuta dhe kishte një epiqendër 40 kilometa larg Bilishtit.
Në fshatin Mançurisht të Devollit janë raportuar të paktën 2 banesa të dëmtuara, ndërsa banorët atje flasin për momentet e tërmetit.
"I nxora jashtë, u gdhimë jashtë."
"Me vrap kishim frikë, u mbështollëm me batanije dhe ndenjëm jashtë."
Të çarat në mure dhe kolona thonë se janë pasoja të lëkundjeve sizmike.
"Kishte kërcitje në mure, trarë. Më thanë do të vijmë për 10 ditë."
Edhe në fshatin Shuec janë raportuasr të paktën dy banesa të dëmtuara.
"Ndenjëm në kolltuqe, nuk na e mbante të hynim brenda."
Banorët thonë se kanë kërkuar ndihmën e bashkisë dhe tani janë në pritje të vlerësimit të situatës.
"Çarja, asgjë tjetër."
"Është shembur."
Bashkia e Devollit ka njoftuar se ka nxjerrë në terren grupet e inspektimit që do të bëjnë vlerësimin e situatës.
