Vrau gruan me kallashnikov, ende e paqartë gjendja shëndetësore e 50-vjeçarit te Trauma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2022, 10:43
Vijon të mbetet kritike gjendja shëndetësore e 50-vjeçarit, Nikolin Hila, i cili ekzekutoi me kallashnikov ish-bashkëshorten e tij dhe më pas tentoi të vetëvritet.
Burime nga spitali i Traumës ku ai gjendet i shtruar bëjnë me dije se pacienti është në trajtim intensiv me prognozë të rezervuar.
Ende nuk mund të përcaktohet nëse e ka kaluar apo rrezikun për jetën.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e të dielës (9 janar 2022) në fshatin Nenshat të Vaut të Dejës.
Mësohet se Hila qëlloi ndaj ish-bashkëshortes në hyrje të banesës së kësaj të fundit ku jetonte me babain dhe vajzën 4-vjeçare.
Dyshohet se konfliktet kishin nisur pas ndarjes rreth një vit më parë për kujdestarinë e vajzës së mitur.

