Masivi shkëmbor bie mbi varka, 7 të vdekur, 3 të zhdukur dhe 32 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2022, 08:53
Shtatë persona në Brazil kanë humbur jetën pasi një pjesë e një shkëmbi ra mbi varkat të cilat ishin në liqen.
Mediat e huaja bëjnë me dije se si pasojë e rënies së Shkembit tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 të plagosur.
Mësohet se një nga varkat është mbytur, ndërsa të tjerat kanë arritur të shpëtojnë.
Nga 32 të plagosurit, nëntë persona ndodhen në spital duke marrë ndihmën e duhur mjekësore, sakaq ekipet e shpëtimit po bëjnë kërkimet për të mbijetuar të tjerë.
