Burg të perjetshëm për 3 vrasësit e Ahmaud Arbery
Dënohen me burgim të përjetshëm 3 personat përgjegjës për vrasjen e Ahmaud Arbery, një i ri me ngjyrë, që u qëllua për vdekje me armë zjarri nga fqinjët e tij, në Xhorxhia, një shtet në jug të Amerikës, në një lagje të banuar kryesisht nga të bardhët.
Ky vendim është marrë nga Gjykata e Lartë e Qarkut Glynn, ku konkretisht Travis McMichael dhe babai e tij Gregory McMichael janë dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa fqinjin tjetër 35 vjeçar, William "Roddie" Bryan, me mundësinë për të kërkuar lirim me kusht, pasi të ketë përfunduar 30 vite ndëshkim.
Gjykatësi Timothy Walmsley, gjatë seancës gjyqësore është shprehur se ky ishte dënimi më i ashpër i mundshëm për të ndëshkuar veprimet agresive me tendencë racore ndaj 25 vjeçarit Ahmaud Arbery.
"Ai u largua nga shtëpia e tij me për të bërë vrap, e mesa duket përfundoi duke vrapuar për të shpëtuar jetën e tij. Ai u vra sepse individët këtu në këtë sallë gjyqi morën ligjin në duart e tyre", ka thënë gjykatësi Walmsley.
Videoja e vrasjes së Ahmaud Arbery e marrë nga i dënuari Bryan, tregon burrat e armatosur duke e ndjekur atë rreth pesë minuta me kamionët e tyre, derisa e bllokuan duke e qëlluar për vdekje.
Rasti i Arbery nxiti në një shpërthim zemërimi dhe protestash mbarëkombëtare në vitin 2020 mbi vrasjet e policisë dhe keqtrajtimin e afrikano-amerikanëve, të shkaktuar fillimisht nga vdekja në maj të atij viti të George Floyd.
