Sugjerime për librat që mund të lexoni në këtë fillim janari

Me festat e fundvitit vijnë dhe disa ditë pushimi. Një kohë fantastike për të lexuar një libër që do të pasuronte më shumë shpirtin e të gjithëve.

Ora News ju sjell disa tituj për të gjithë lexuesit, qofshin ata fëmijë, adoleshentë, të rinj apo dhe më të mëdhenj.

Mos harroni se dhe një libër dhuratë është gjithmonë një dhuratë që nuk ka çmim.

“Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë, të vetën. Kush lexon do të ketë jetuar 5000 vjet; qëkur Kaini vrau Abelin, kur Renzo u martua me Luçian, kur Leopardi admironte pafundësinë… sepse leximi është një kthim pas në pafundësi” thoshte Virginia Woolf.

“Një libër i zgjedhur mirë të shpëton nga çdo gjë, madje edhe nga vetja jote.” thoshte Umberto Eco.