"Luli qetë, ne akoma më qetë", demokratët: Do hapet dera se s'bën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2022, 11:28
Qindra demokratë i janë bashkuar thirrjes së ish-kryeministrit Berisha dhe ndodhen para selisë së PD.
Protestuesit janë në pritje të Berishës dhe kanë dhënë disa prononcime për Ora News.
"Do hapet dera se s'bën sot."
"Pse nuk e jep dorëheqjen Basha?"
"Ju bë thirrja e parë largohu pa dhunë."
"Unë dua që ai të largohet. Pse ai ka më shumë kompetenca se unë? Anëtar prej 30 vitesh jam dhe unë. Nuk është më kryetar, unë e kam zgjedhur kur ai nuk na tregoi të vërtetën se donte të largonte Berishën nga Grupi Parlamentar."
"Ka për të ikur, s'ka nga shkon. Do veprojmë ngadalë, si t'ia dojë shpirti atij."
"Luli qetë, ne akoma më qetë."
