Berat, shpërthen bombola e gazit në banesë, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht të moshuarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2022, 19:55
Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e pestë të një banese në lagjen "30 Vjetori" në Berat.
Shpërthimi i bombolës 3 kilogramëshe ka shkaktuar edhe flakë të mëdha në ballkonin e banesës, që ishte shndërruar në dhomë gatimi.
Mësohet se në banesë jetonte i moshuari Hysni Gavelli,i cili ka qenë duke gatuar në momenti që bombula shpërthyer dhe ballkoni u përfshi nga flakët.
Mbërritja në një kohë rekord e efektivëve të Repartit Zjarrfikës të Beratit ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e menjëhershme të zjarrit në ballkonin e banesës, duke mos lejuar përhapjen e tij në dhomat e tjera.
Zjarrfikësit kanë nxjerrë jashtë pa lëndime Hysni Gavellin, që jetonte i vetëm në këtë banesë, pas vdekjen së bashkëshortes së tij.
